Sasuolo përgatit strategjinë e sezonit të ri, Bajrami shihet si kryesori i skuadrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2023 | 14:12

Sasuolo përgatit strategjinë e sezonit të ri, Bajrami shihet si kryesori i skuadrës

Sasuolo ka një projekt për sezonin e ri dhe pas rinovimit të trajnerit Dionisi, gjërat kanë nisur të marrin formë.

nedim bajrami

Në sezonin e ri, mediat italiane raportojnë që do të ketë ndryshime në skema dhe më i favorizuari do të jetë Nedim Bajrami. Sasuolo do të kalojë me skemën 4-2-3-1 dhe në këtë mënyrë, Bajrami do të luajë në pozitën e tij të preferuar, si trekuartist.

Pas shumë deklaratave në media që nuk po luante në pozicionin e tij të preferuar, si duket gjërat do të rregullohen për të. Sasuolo pritet të ketë lëvizje të shumta në merkato, me largime dhe afrime e ndër lojtarët që konsiderohet i paprekshëm, mbetet Nedim Bajrami.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"