“Samit” te klubi i Kategorisë së Dytë, presidenti largon kapitenin pas barazimit në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2023 | 13:48

“Samit” te klubi i Kategorisë së Dytë, presidenti largon kapitenin pas barazimit në shtëpi

“Samit” tek Iliria. Barazimi ndaj Valbonës në “Redi Maloku”, ka shtyrë drejtuesit që të bëjnë një analizë të hollësishme. Në klub prisnin shumë më shumë nga kjo përballje dhe kanë evidentuar, se ka pasur mosimpenjim.

Iliria-Fushe-Kruje-750x563

I pari dhe i vetmi që e ka pësuar është mbrojtësi Taulant Segjinaj dhe këtë e konfirmon vetë presidenti i fushëkrujasve. Gjatë një deklarate të dhënë enkas për “Panorama Sport”, Nazmi Selmani thotë:

“Zhvilluam një analizë me skuadrën. Me gjithë dominimin që kishim ndaj tropojanëve, ekipi nuk arriti të përmbushë objektivin, që ishte fitorja. Për mosimpenjim në fushën e lojës, vendosa të largoj nga skuadra kapitenin Taulant Sefgjini”.

Ky i fundit erdhi me shumë bujë tek Iliria gjatë merkatos së verës dhe është aktivizuar rregullisht në formacionin titullar. Analiza e Ilirisë ka zgjatur rreth tri orë dhe stafi drejtues ka bërë “skanerin” e ndeshjes së fundit ndaj tropojanëve.

Iliria-Valbona

“Unë nuk do të toleroj asnjë nga futbollistët. Me investimet e bëra gjatë merkatos së verës, skuadra është ndërtuar për të qenë sezonin e ardhshëm pjesë e Kategorisë së Parë. Iliria është pjesë e historisë së qytetit dhe krahas investimeve, ajo ka detyrimin t’u japë kënaqësi sportdashësve të saj”. Skuadra e Ilirisë nesër do të luajë ndeshjen e radhës në transfertë përballë albanëve.

NDERIM GOCI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"