“Samba” te klubi i Kategorisë së Parë, prezantohen tre lojtarë brazilianë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2023 | 23:36

“Samba” te klubi i Kategorisë së Parë, prezantohen tre lojtarë brazilianë

Tomori godet me “samba” në merkato. Klubi kishte 10 ditë që i priste, por vetëm dje kanë zbarkuar në qytet dhe kanë nënshkruar kontratat. Të shoqëruar nga menaxheri i tyre, ata edhe janë prezantuar zyrtarisht.

Collage Maker-22-Aug-2023-11-35-PM-2064

Sulmuesi i krahut të djathtë Aleksandre de Oliveira Macedo Zhunior (26 vjeç), qendërsulmuesi Xhonatan Henrike de Andrade Marcelino (28 vjeç) dhe mesfushori i qendrës Mateus de Mota Donja Fernandes (26 vjeç) janë prurjet më të reja në Berat. Të tre janë brazilianë, ndonëse i fundit ka edhe nënshtetësi italiane. E megjithatë, nuk do të jetë i fundit.

TOMORI

Një tjetër lojtar nga Brazili do t’u bashkohet beratasve. Bëhet fjalë për një qendërmbrojtës, emri i të cilit do të zbulohet sot. Menjëherë pas firmës dhe fotove të prezantimit, trajneri u ka dhënë uniformën dhe i ka bashkuar menjëherë me skuadrën në procesin stërvitor. Klodian Arbëri, sakaq, është shprehur tepër entuziast për këto prurje: “E prisja shumë këtë moment. Kemi goditur do të thoja.

I kisha parë në video, por njësoj më rezultuan. Të tre futbollistët e sapoardhur, janë shumë cilësorë dhe që mund ta them me bindje se do të na bëjnë punë. Ata gëzojnë shumë eksperiencë dhe kualitet. Kjo do t’i japë skuadrës sonë një tjetër rendiment në lojë, duke rritur në këtë mënyrë edhe pritshmëritë që ne kemi të gjithë.

Me shumë kënaqësi jam duke pritur edhe qendërmbrojtësin e katërt, i cili do të na japë siguri maksimale në prapavijë. Më duhet që të falënderoj edhe në emër të klubit bashkëpunimin e shkëlqyer të menaxherit Alban Kashari, i cili i ka bërë në këtë rast një dhuratë të çmuar Tomorit”, ka mbyllur tekniku Arbëri.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"