Salihi, bisedime me Makabi Netanja, kërkon 18 mijë euro në muaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2015 | 19:27

Salihi, bisedime me Makabi Netanja, kërkon 18 mijë euro në muaj

salihiHamdi Salihi ka një pistë të hapur për t’u rikthyer në Izrael. Kanë qenë mediat izraelite ato që kanë zbardhur bisedimet e sulmuesit shkodran me klubin e Makabi Netanja. Sipas tyre, lojtari kishte arritur një akord paraprak për një shifër prej afro 15 mijë eurosh në muaj me ekip, por që ka kërkuar të ndryshojnë kushtet kohët e fundit.

Kjo lidhet pikërisht me ecurinë e Skënderbeut në Champions dhe faktit që i garantohet mundë- sia për të luajtur minimalisht në grupet e Ligës së Europës. Gjithashtu, klubi korçar është i aftë t’i paguajë edhe një rrogë të majme futbollistit të Kombëtares së Shqipërisë. Sipas mediave izraelite, menaxheri i Salihit ka telefonuar klubin e Makabi Netanja, duke i njoftuar se nuk pranon nëse paga nuk kap shifrën e 18 mijë eurove në muaj. Në rast se do pranonte të transferohej, ky do ishte klubi i tretë që 31-vjeçari do luante në kampionatin izraelit, pas Hapel Acrre dhe Hapeol Haifa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"