Sadiku dhe Kukeli, bashkë te Zyrihu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2014 | 11:30

Sadiku dhe Kukeli, bashkë te Zyrihu

Sadiku dhe Kukeli te FC ZyrihuSulmuesi shqiptar i është bashkuar dje ekipit të ri, Zyrihut, në elitën e futbollit zviceran. Ai u transferua nga Lugano e kategorisë së dytë në fund të nëntorit te kjo skuadër, ku gjen edhe lojtarin tjetër të Kombëtares shqiptare, Burim Kukeli (në foto). Edhe ky i fundit sapo ka nisur stërvitjen me skuadrën, pas një dëmtimi të rëndë që pësoi një vit më parë (theu këmbën). Sakaq, Sadiku la gjurmë në ligën e dytë të Zvicrës, duke realizuar 52 gola. “Armando ka dëshmuar se është një golashënues i lindur, gjë të cilën urojmë ta bëjë edhe te Zyrihu. Ne besojmë tek ai dhe jemi të gëzuar që kemi zgjedhje të re në sulm”, – ka pohuar trajneri Urs Majer.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"