VIDEO/ Sadiku bën bomberin në Spanjë, sulmuesi shqiptar gjen sërish rrugën e rrjetës me Kartagjenën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2022 | 23:23

VIDEO/ Sadiku bën bomberin në Spanjë, sulmuesi shqiptar gjen sërish rrugën e rrjetës me Kartagjenën

Armando Sadiku po kalon një moment të mirë në La Liga 2, me fanellën e Kartagjenës, teksa gjeti rrugë ne rrjetës në përballjen e mbrëmjes së sotme ndaj Alavesh. Sulmuesi shqiptar u tregua i saktë nga pika e bardhe e penalltisë në minutën e 45+2-të, duke kaluar përkohësisht në avantazh skuadrën e tij. Ky ishte goli i tretë për Sadikun në kampionat.

SADIKU

Sulmuesi shpreson që me golat e tij, të arrijë të fitojë besimin e trajnerit Edi Reja për një rikthim të mundshëm në Kombëtare. Skuadra e Sadikut aktualisht ndodhet në vendin e katwrt në kampionat me pikë të barabarta me Eibar, teksa do të kërkojë ngjitjen në elitë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"