Sa shumë alternativa për Tiranën, ja dëshirat e merkatos bardheblu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2023 | 21:17

Sa shumë alternativa për Tiranën, ja dëshirat e merkatos bardheblu

Për portën Tirana ka zgjedhur Selmanin i cili do të jetë kështu pasardhësi i Visar Bekajt te bardheblutë e kryeqytetit. 

Shehi Osmani

Ndërkohë, skuadra bardheblu u ka bërë një ofertë lojtarëve qendrorë, Milosh Stojanoviç, të Kastriotit dhe Ardit Iljazit të Erzenit. Dëshiron shumë Aleksandër Trumçin nëse nuk bëhet Gurishta. Nga ana tjetër, krahu i majtë duhet të bëhet nga fillimi. Edison Ndreca dhe Lorran janë kërkuar me ngulm nga Tefik Osmani e Orges Shehi. Mesfusha do të varet nga Hila e Aleksi.

Nëse ata firmosin zor se do të ketë ndonjë afrim. Tirana dëshiron shumë Arsid Krujën, por sidomos Fjoart Jonuzin. Një opsion është lojtari i lirë, Shqiprim Taipi.

Në sulm, veç Kainës, tre janë lojtarët e tjerë që i interesojnë Tiranës. Liridon Latifi që mund të luajë majtas dhe Patrik Nonato e Gabriel Barbosa që janë qendërsulmues. Latifi mund të afrohet nëse largohet Florent Hasani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"