Rrjeti i famshëm i fast-food fiton të drejtën e reklamimit, ja si do të quhet kampionati francez sezonin e ardhshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2024 | 13:27

Rrjeti i famshëm i fast-food fiton të drejtën e reklamimit, ja si do të quhet kampionati francez sezonin e ardhshëm

Sezonin e ardhshëm, kampionati francez nuk do të quhet më Ligue 1, por Ligue 1 McDonald’s.

Major European football league set to be renamed after McDonald's as fans  cry 'we can't take this seriously' | The Sun

Rrjeti i famshëm amerikan i ushqimeve fast-food ka fituar të drejtën për të reklamuar emrin e saj.

Bëhet e ditur se nga kjo marrëveshja, Federata Franceze e Futbollit do të përfitojë 20 milionë euro në sezon.

Në pesë vitet e fundit sponsor për Ligue 1 ishte Uber Eats që paguanin 15 milionë euro për sezon, por këta të fundit nuk dëshironin të rinovonin kontratën.

Në këtë formë, përfitoi McDonald’s që do të reklamojë markën e saj nëpërmjet një prej pesë kampionateve kryesore të Europës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"