Rrjetat vonojnë startin, flitet më shumë anglisht / Njihuni me pikantet e takimit Laçi-Skënderbeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2024 | 18:48

Rrjetat vonojnë startin, flitet më shumë anglisht / Njihuni me pikantet e takimit Laçi-Skënderbeu

Ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim më parë në stadiumin e Laçit në sfidat mes këtyre skuadrave, këtë radhë gjithçka ishte e qetë dhe mjaft korrekte. Pati edhe disa momente pikante që i sjell “Panorama Sport”:

skenderbeu

Fillimi i ndeshjes u vonua për pak minuta, pasi kishte një problem me rrjetën e njërës prej portave. Sapo ajo u rregullua, kryesori Xhaja sinjalizoi startin e ndeshjes

Gjatë gjithë kohës dëgjoheshin udhëzimet që jepeshin nga dy stolat, por e veçanta ishte së më shumë flitej anglisht sesa shqip.

“Give the ball” – dëgjoheshin te Laçi t’i thoshin sulmuesit Sobouejll. Po ashtu edhe te Skënderbeu flisnin anglisht me Merlim, Radium e Dumfur.

“Bravo Kosta” – dëgjohej shpesh stoli korçar t’i drejtohej Vangjelit, ndërsa në fund më shumë dëgjohej: “Vonoje lojën”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"