Rregulli i veçantë zbatohet në Ligën e Konferencës! Emiliano Martinez merr dy të verdhë por nuk ndëshkohet me të kuq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2024 | 23:42

Rregulli i veçantë zbatohet në Ligën e Konferencës! Emiliano Martinez merr dy të verdhë por nuk ndëshkohet me të kuq

Ndesha e sotme mes Lilës dhe Aston Vilës në Ligën e Konferencës ka qenë e veçantë për portierin e anglezëve, Emiliano Martinez, i cili është ndëshkuar dy herë me karton të verdhë, por nuk ka dalë me të kuq për shkak të një rregulli të veçantë në duelin që u mbyll me penallti.

fdgdffdggfdfdgfdgfdgdfg

Ai kishte marrë një herë një karton të verdhë gjatë ndeshjes për vonesa loje. Më pas, kur nisën të gjuheshin penalltitë, pasi priti atë të Bentaleb të vendasve, Martinez i bëri më shenjë tifozëve vendas që të pushonin duke vënë gishtin te buza.

Gjyqtari nuk hezitoi t’i tregonte kartonin e verdhë dhe për një moment, lojtarët e Aston Vilës u shtangën pasi menduan se portieri do ndëshkohej me të kuq. Por gjyqtari i shpjegoi se Martinez mund të qëndronte në portë në vijimin e gjuajtjeve dhe vetëm një i verdhë i dytë do ta largonte atë nga fusha.

Arsyeja është se në rregulloret e lojës, parashikohet që të gjitha ndëshkimet gjatë 120 minutave zerohen dhe për gjuajtjet e penalltive, e nisin nga e para për të gjithë lojtarët që kanë mbetur në fushë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"