Rrëfehet Migjen Basha: Futbolli zvicerian nuk bënte për mua

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Shkurt 16, 2016 | 18:34

Rrëfehet Migjen Basha: Futbolli zvicerian nuk bënte për mua

Pas një aventurë aspak të këndshme te Luzerna në Zvicër, Migjen Basha rikthehet në Itali, duke u bërë pjesë e Komos. Basha-594x400Mesfushori i kombëtares shqiptare ka folur për “La Provincia” duke shpjeguar pse ka përzgjedhur pikërisht ekipin që mban vendin e fundit në Serinë B.

“Komo është një qytet që më pëlqen shumë. Unë jam një njeri që kam stimuj të jashtëzakonshëm ndaj dhe zgjodha këtë sfidë të re. Besoj shumë te mbijetesa dhe jam i bindur se do e arrijmë.

Kalimi në Zvicër ishte një gabim. Mendova të shkoj për të qenë afër familjes, por nuk u ambientova dot për asnjë moment. E kuptova që kisha gabuar, pasi nuk po ndihesha më futbollist. Sapo erdhi oferta e Komos e pranova me kënaqësi pasi e di që jam vëtëm për futbollin italian.






www.minuta90.com