Rodriges nuk e quan të mbyllur merkaton, trajneri i Apolonisë bëhet gati për Lushnjën: I njoh mirë, nuk do të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2023 | 12:10

Rodriges nuk e quan të mbyllur merkaton, trajneri i Apolonisë bëhet gati për Lushnjën: I njoh mirë, nuk do të…

Apolonia është duke u dhënë dorën e fundit përgatitjeve, në kuadër të ndeshjes që do të luajnë sot ndaj Lushnjës në orën 16:00 në stadiumin “Elbasan Arena”. Jeraj Rodriges e parashikon të vështirë këtë transfertë, por kjo nuk e pengon që të kërkojë pikë. Gjatë një interviste të dhënë për “Panorama Sport” ai “skanon” gjendjen e grupit, ndërsa tregon se me merkaton nuk e kanë mbyllur ende. Edhe pse tregu u mbyll, spanjolli pret ende.

rodriges

Sezoni i ri fillon nga Elbasani, a është gati Apolonia?

Të tregohem i sinqertë, pres që ta nisim me këmbën e mbarë sezonin e ri dhe të bëjmë maksimumin tonë. Jemi gati dhe këtë e them me bindje të plotë. Kemi zhvilluar një fazë të mirë përgatitore duke u stërvitur fort ditë pas dite dhe gjithçka e kemi bërë me vendosmëri, seriozitet, përkushtim dhe përgjegjësi. Tani presim që frytet e kësaj pune disamujore t’i marrim gjatë këtij sezoni.

Ndeshja e parë ndaj Lushnjës. Do të donit një kundërshtar tjetër në start apo derbi nuk është problem për ju?

Shorti është i njëjtë për çdo ekip, pasi këtë vit Kategoria e Parë do të jetë shumë e fortë. Pak, por e sigurt është që kalendari nuk do të jetë ndonjëherë i lehtë me gjithë këto ekipe pjesëmarrëse të vështira. Kështu që na pret një ndeshje shumë e vështirë me Lushnjën, por ne respektojmë çdo rival sepse herët a vonë do të luajmë kundër tëgjithëve, ndaj nuk është aspak erëndësishme kundër kujt luajmënë fillim apo në fund.

E keni studiuar kundërshtarin?

Patjetër që e kemi analizuar kundërshtarin e parë dhe do të bëjmë të njëjtën gjë gjatë javëve të ardhshme sepse ështëshumë e rëndësishme të kemi informacion të konsiderueshëm për rivalët tanë. Gjithsesi, gjëja më e rëndësishme është që të jemi gjithmonë të qartë për qasjen e lojës sonë, pra të jemi të qartë për idenë dhe modelin tonë të lojës, pavarësisht se cili është kundërshtari në kampionat. Kemi mbi një javë që bëjmë stërvitje të fokusuar te kjo ndeshje, për më tepër që përballë kemi një skuadër me emër, histori e traditë në futbollin shqiptar. Është ndeshje e vështirë, por Apolonia me pak kujdes e shumë përqendrim, e kalon këtë sprovë të parë.

Po lini të nënkuptuar që besoni te rezultati pozitiv në start?

Patjetër që po, sepse kemi punuar intensivisht gjatë gjithë javës. Do të shkojmë në këtë transfertë të bindur tek aftësitë tona dhe mbi të gjitha për të bërë një paraqitje të mirë dhe të denjë. Mentaliteti ynë për çdo ndeshje do të jenë besimi, guximi dhe arritja për të marrë një rezultat pozitiv.

Merkatoja është mbyllur përfundimisht apo mund të ketë të tjera afrime në Fier?

Të gjithë biem dakord që merkatoja është e paparashikueshme. Ne nuk e kemi mbyllur ende, pasi presim edhe disa përforcime të tjera. Do të na ndihmojnë për të qenë një ekip akoma më i fortë, konkurrues e tejet ambicioz në çdo gjë.

HILMI SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"