Rodriges: E doja fitoren ndaj Naftëtarit, pres 200% edhe në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2023 | 14:45

Rodriges: E doja fitoren ndaj Naftëtarit, pres 200% edhe në kampionat

Trajneri i Apolonisë, Jeraj Rodriges, është i kënaqur për mënyrën se si skuadra e tij administroi takimin kundër Naftëtarit.

Rodriges

“Ishte shumë e rëndësishme të mos pësonim gol në këtë ndeshje. Dëshiroja një tjetër fitore të pastër dhe ia arritëm. Objektivi ynë i parë është gjithmonë të dalim fitimtarë, por merr një tjetër vlerë kur fitorja është bindëse. Ky rezultat duhet të na shërbejë më së shumti për të rritur besimin e lojtarëve të rinj, atyre që janë ende në hapat e parë të karrierës. I përgëzoj jashtëzakonisht për paraqitjen e bërë në fushën e lojës, sepse kuptuan gjithçka perfekt. Gjithsesi, prej mëngjesit të sotëm duhet të mendojmë vetëm për ndeshjen e kampionatit, e cila është shumë e rëndësishme për ne. Aty pres të japin 200%”, deklaroi spanjolli për “Panorama Sport”, duke iu referuar ndeshjes në transfertë me Luzin për javën e tetë, që do të luhet të dielën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"