Rodri gëzon Guardiolën, Karleto mban të fshehtë skuadrën. Ja formacionet e mundshme të Siti-Real

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2023 | 10:30

Rodri gëzon Guardiolën, Karleto mban të fshehtë skuadrën. Ja formacionet e mundshme të Siti-Real

Rodri u largua duke çaluar nga fusha në ndeshjen e fundit kundër Evertonit, por Pep Guardiola konfirmoi se mesfushori spanjoll do të jetë gati për ndeshjen e sotme kundër Realit.

real siti

Trajneri i Mançester Sitit tha se edhe autori i golit në “Bernabeu”, Kevin de Bryjne është stërvitur normalisht dhe është 100% gati, por vazhdon të mungojë Natan Ake, i cili nuk ka qenë në dispozicion të Sitit në tri ndeshjet e fundit.

213

Karlo Ançeloti nuk pritet që të bëjë ndryshime në formacion nga ndeshja e një jave më parë në “Etihad”.

Edhe Kamavinga, i cili ishte në dyshim pas një goditjeje që mori në gju në ndeshjen e fundit, është gati. Ndërsa ndaj Getafes ai kurseu Benzemanë, Rodrigon dhe Alabën.

Rydiger e markoi shumë mirë Halandin në “Bernabeu” dhe pritet të jetë sërish në qendër Reali të mbrojtjes, por italiani nuk e konfirmoi.

3233

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"