Robert Pirez fut frikën: Mbape mund ta refuzojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2024 | 18:38

Robert Pirez fut frikën: Mbape mund ta refuzojë

Të gjithë supozojnë, madje, pjesa më e madhe shprehen të sigurt se kapiteni i Francës, Kilië Mbape do të luajë për Realin e Madridit duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Të gjithë jo, në fakt do të ishte fjala e duhur.

Capture

Sepse, ish-mesfushori i kombëtares franceze, Robert Pirez i ka futur frikën madrilenëve, duke lënë të kuptohet se Mbape mund të ndryshojë mendje siç bëri një vit më parë! Ai nuk është aq i sigurt se sulmuesi i PSG-së do të përfundojë në Madrid. Në një prononcim për “Carré”, Pirez foli për të ardhmen e Mbapesë dhe ish-lojtari e ka të qartë se destinacioni i tij më i mirë do të ishte Liverpuli dhe jo Reali i Madridit.

“Do të doja ta shihja atë te Liverpuli. Është një klub i madh, si një familje, strukturë e mirë, pa presion, tifozë të qetë… Dyshja Mbape-Salah mund ishte shpërthyese”, tha ai, duke lëshuar më pas ‘bombën”. “Nuk e di se çfarë vendimi do të marrë, por ai e ka refuzuar më parë Realin dhe mund ta bëjë sërish”, tha francezi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"