Rivalët e mundshëm të Partizanit në play-off, Astana fiton të parën ndaj Ludogorets

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2023 | 18:12

Rivalët e mundshëm të Partizanit në play-off, Astana fiton të parën ndaj Ludogorets

Stafi dhe futbollistët e Partizanit sot do t’i kenë kushtuar rëndësi një ndeshje që po zhvillohet mijëra kilometra larg Tiranës. Në Ligën e Europës, sot janë vënë përballë Astana dhe Ludogorets, një duel nga i cili do të dalë emri i kundërshtarit të mundshëm të të kuqve në Ligën e Konferencës.

reewwerw

Në shortin e hedhur këtë të hënë nga UEFA, Partizani mësoi se nëse kalon Valmieran me të cilën ndeshet në turin e tretë, në play-off do të përballet me humbësen e çiftit të mësipërm, mes Astana të Kazakistanit dhe Ludogorets të Bullgarisë.

Ndeshja e parë e luajtur sot në Kazakistan, ka folur për vendasit, të cilët kanë fituar me shifrat 2-1 falë golave të Tomasheviç dhe Moroshkin të cilët përmbysën avantazhin e miqve me anë të Sundberg.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"