“Rival kemi vetëm veten. Kushtet si në Superiore”, Rapo: Prestige ngjitet, mundim edhe Arnisën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2023 | 16:49

“Rival kemi vetëm veten. Kushtet si në Superiore”, Rapo: Prestige ngjitet, mundim edhe Arnisën

Prestige po u jep dorën e fundit për gatitjeve për javën e 5-të. Të dielën kthehen në kompleksin “Internacional”, aty ku do të masin forcat me Arnisën. Plani është i qartë: të ndalin kryesuesen e Grupit A. Kur dihet që kanë një ndeshje më pak (atë me Klosin në transfertë, që u shty prej borës), një trepikësh do t’u bënte punë për llogaritë finale.

prestige

Këtë e thotë edhe mbrojtësi Elio Rapo, në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”. 33-vjeçari beson fort te ngjitja dhe pa drojë e deklaron, që nuk kanë rivalë…

Pas tri ndeshjesh, a është ambientuar Prestige me formatin 11 x 11?

Ekipi është në rritje dhe këtë e tregojnë rezultatet e arritura. Kështu që mendoj se jemi duke u ambientuar më së miri.

Po grupi është konsoliduar?

Ky është viti i dytë që luajmë bashkë. Ka pasur vërtetë prurje të reja në nisje të këtij sezoni, pro edhe ata po adaptohen shpejt me pjesën tjetër.

Janë luajtur pak ndeshje, por a sheh Rapo ndonjë ekip që mund t’ju rivalizojë në Grupin A?

Rivalë? Kemi, patjetër. Por, vetëm veten tonë… Në çdo format që kemi luajtur, me këtë moto kemi ecur. Kjo vlen edhe për këtë vit në Kategorinë e Tretë. Kundërshtar të fortë pastaj do të cilësoja vetëm vendin e dytë, pra atë që do të jenë në ndjekjen tonë në fund të këtij kampionati.

Keni qenë më parë pjesë e Partizanit B dhe Kevitan, duke i nxjerrë si fitues në Kategorinë e Tretë dhe mundësuar ngjitjen. Do të ndodhë e njëjta gjë me Prestige?

Kam luajtur vetëm me Partizanin në Kategorinë e Tretë dhe me Kevitanin në të Dytën. Mendoj që me pak kujdes, do të ngjitemi. Nuk na mungon asgjë. Kemi eksperiencën e disa prej lojtarëve të vjetër dhe cilësinë e lojtarëve të afruar. Do të jetë viti ynë.

Te Kevitan kishte një investim madhor, shihni ndonjë ndryshim me Prestige?

Investimet janë në kohë të ndryshme. Ne tani i kemi kushtet si një ekip Superioreje, ndonëse jemi vetëm pjesë e Kategorinë e Tretë. Synimet janë që të ngjitemi më lart dhe të marrim trofe, ashtu sikundër kemi vepruar me 9×9 apo 6×6. Prestige është ndjekur si model.

Nga një kryesuese, te një tjetër. A do të ketë Arnisa të njëjtin fat si Basania?

Është thjesht ndeshja e radhës, me synimin e vetëm: fitore dhe asgjë më tepër. Re spekte për kundërshtarin, por fusha do tregojë që jemi kalimtarë në këtë kategori dhe synimet janë madhore.

A mund të jeni ju kryesuesit e grupit, duke llogaritur faktin që keni edhe një ndeshje më pak ndaj Klosit?

Shpresojmë. Nëse u bëjmë hyzmetin dy ndeshjeve të fundit, mund të mbyllim vitin si kryesues. Dhe kur ta marrim, nuk do ta lëshojmë më.

ABDULLA DUSHKU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"