Rishfaqet dopingu në shtangë, Ismailanj pozitiv në testin A para Europianit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2022 | 17:36

Rishfaqet dopingu në shtangë, Ismailanj pozitiv në testin A para Europianit

Rishfaqen hijet e dopingut në peshëngritjen shqiptare. Herlsion Ismailanj ka rezultuar pozitiv me doping në testin që ka bërë Federata Shqiptare e Peshëngritjes para Kampionatit Europian që u mbajt në Tiranë. Lajmin e ka konfirmuar vetë presidenti i FSHP-së, Elez Gjoza, në një prononcim për “Panorama Sport”.

ismailanj

Ismailanj konkurroi në Europian, por pa lënë shumë gjurmë, teksa u rendit i dhjeti në shkëputje me 118 kg, i teti në shtytje me 145 kg dhe i nënti në dygarësh me 263 kg.

ismailanj

Ndërkohë Gjoza në prononcimin tij, thekson se duhet pritur edhe testi B dhe nëse rezulton edhe aty pozitiv, atëherë federata do të vijojë me dorën e hekurt ndaj dopingut, duke e përjashtuar përjetësisht nga peshëngritja.

ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"