Rio Ferdinand i jep këshilla trajnerit Sauthgejt: Ja si Anglia shpallet kampione në Gjermani!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2024 | 14:30

Rio Ferdinand i jep këshilla trajnerit Sauthgejt: Ja si Anglia shpallet kampione në Gjermani!

Anglia është një nga kombëtaret që synon të triumfojë në “EURO 2024”-ën që zhvillohet në Gjermani.

2613263-54163975-2560-1440

Legjenda e futbollit anglez, Rio Ferdinand i jep një këshillë trajnerit Garet Sauthgejt se si “Tre Luanët” mund të fitojnë në fund.

Ish-mbrojtësi e “fton” trajnerin e kombëtares të luajë në mesfushë me Deklan Rajs dhe me dyshen Bellingam-Foden për të pasur sukses.

“Do të vendosja Rajs në mesfushë në rolin e shkatërruesit dhe përpara dyshen Foden-Bellingam. Do t’i lija të lirë ata, thjesht do u thoja të luanin siç ata dinë dhe të fitojnë ndeshjet dhe në fund Europianin. Nëse do të kenë lirinë e duhur në fushë, atëherë ata të dy na japin Europianin”, deklaroiFerdinand.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"