Rinovoi kontratën me Besën, Sulovari: I lumtur që do të luajmë në Luz

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2023 | 22:10

Rinovoi kontratën me Besën, Sulovari: I lumtur që do të luajmë në Luz

Henri Sulovari mbetet te Besa. Mes futbollistëve që kanë rinovuar është edhe mesfushori, i cili fillimisht erdhi si huazim nga Laçi.

auto_sulovari1674038153

Me paraqitjet e bëra sezonin e shkuar, ai fitoi edhe vendin e titullarit dhe një kontratë të re. Është i lumtur për zgjedhjen e bërë dhe sidomos tani që mësoi se kavajasit zgjidhën çështjen e stadiumit. Gjatë një deklarate të dhënë enkas për “Panorama Sport”, 20- vjeçari thotë:

“Ndihem mjaft mirë që do të vesh edhe për një sezon fanellën verdhezi. Jam munduar të jap gjithnjë maksimumin, por tani e tutje do të jap më shumë. Shpresoj që presidenti të ketë rindërtuar një grup djemsh të mirë e mbi të gjitha me ambicie, që të futemi në garë me objektiv të qartë. E quaj fatkeqësi që një emër si Besa t’i mungojë Superiores.

Nuk është vetëm problemi i tifozëve që na munguan vjet, pasi brodhëm sa në një stadium në tjetrin. Po edhe për ne lojtarët, është krejt ndryshe kur e dimë ku luajmë dhe njohim çdo centimetër të asaj fushe. Shto këtu edhe faktin se fusha e stadiumit të Luzit është ndër terrenet më të mirëmbajtura në Ligën e parë çfarë bën që loja jonë teknike të shprehet më qartë.

Do të jetë krejt ndryshe për ne futbollistët, që do të kemi pranë pas kaq vitesh çdo sfidë tifozët tanë. Ju s’keni luajtur futboll, por ata që kanë një përvojë të tillë apo vijojnë të luajnë e dinë çfarë motivimi të japin thirrjet: Besa-Besa në stadium. Janë oksigjeni për të cilin kishim nevojë”.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"