Rinovimi me të është “harruar” pas paraqitjeve të fundit, Interi nxjerr në shitje titullarin e skuadrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2022 | 18:33

Rinovimi me të është “harruar” pas paraqitjeve të fundit, Interi nxjerr në shitje titullarin e skuadrës

Interi duket se përveç merkatos së transferimeve në skuadër po mendon edhe për shitjet, ku mbrojtësi Stefan De Vraj mendohet se do të jetë një nga të “sakrifikuarit” në këtë merkato.

DE VRAJ 1

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, paraqitjet zhgënjyese të holandezit në muajt e fundit kanë bërë drejtuesit e skuadrës të anulojnë negociatat për rinovimin e kontratës së tij që përfundon në vitin 2023 dhe duket se e kanë vendosur 30-vjeçarin në merkato.

Për De Vraj interesimi kryesor vjen nga Premier Liga, ku Totenhemi i Antonio Kontes duket i bindur për të bërë një ofert për të në javët e ardhshme. Zikaltërit e vlerësojnë kartonin e mbrojtësit rreth 30 milionë euro që do të shërbenin si plusvalencë për klubin për shkak se mbrojtësi u transferua nga Lacio te Interi me parametër zero.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"