Rinovimi i Nojer nuk i mjafton Bajernit, Menja bëhet objektivi i merkatos së bavarezëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2023 | 22:25

Rinovimi i Nojer nuk i mjafton Bajernit, Menja bëhet objektivi i merkatos së bavarezëve

Kubi i Bajern Mynih ka rinovuar deri në vitin 2025 kontratën e portieri Manuel Nojer. Kthimi në formën më të mirë të tij ka sjellë qetësi në radhët e klubit gjerman. Por bavarezët vazhdojnë të mendojnë për të ardhmen dhe mediat atje kanë zbuluar emrin e portierit që po piketojnë.

menja

Sipas “Sky Sport” në Gjermani, klubi ka zgjedhur atë që vlerësohet si portieri më i mirë i mundshëm për të vazhduar të njëjtën mënyrë loje të gardianit aktual. Klubi mendon se Majk Menja, gardiani i Milanit, është një investim i rëndësishëm që do të ndihmojë skuadrën të bëjë një tjetër hap cilësor.

Kështu, planifikohet një tentativë e parë për francezin që gjatë kësaj vere. Milani nga ana tjetër e sheh gardianin si një nga elementët më të rëndësishëm të skuadrës, teksa ka firmosur me të një marrëveshje deri në verën e vitit 2026. Por gjithashtu, kuqezinjtë kanë treguar se askush nuk është i pashitshëm përballë ofertës së duhur, ndaj gjithçka mund të ndodhë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"