Rinis Kategoria e Tretë, trajneri i AF Elbasanit: E mundim Osumin!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2022 | 9:50

Rinis Kategoria e Tretë, trajneri i AF Elbasanit: E mundim Osumin!

Rinis Kategoria e Tretë. Pas një muaji ndalesë, skuadrat do të rikthehen në fushë. Java e 4-t ndahet me dy ditë, ndërsa sot luan Drini-Eagles dhe Osumi-AF Elbasani.

Stojku5

Verdheblutë janë gati për ta nisur mbarë vitin dhe synimi është fitorja dhe blindimi i kreut. Klubi është përforcuar me mbrojtësin Orgest Tanushi në këtë merkato, i cili vjen nga Sopoti.

Në lidhje me përballjen e sotme, trajneri Gentian Stojku shprehet:

“Jemi gati për rifillimin e kampionatit. Kemi bërë mirë deri tani dhe kështu dua të vijojmë deri në fund. Në çdo ndeshje hyjmë për të fituar, edhe pse respektojmë çdo kundërshtar që kemi përballë.

Jemi me këmbë në tokë dhe i marrim ndeshjet me radhë. Kam besim tek aftësitë dhe kualiteti i ekipit që stërvis dhe jam i bindur se do të dalim fitimtarë”.

KAt 3

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"