Rinis Kategoria e Tretë/ AF Elbasani “monstruoz”, mposht Osumin me 9 gola
Rinis Kategoria e Tretë. Me dy ndeshjet e luajtura dje në Kamzë, ka startuar java e katërt.
Fillimisht në fushë kanë zbritur Drini i vendit të fundit me Eagles pretendent, e u fitua nga skuadra e drejtohet nga Blendi Gockaj.
Kjo ndeshje u gjykua nga Albano Stolaj dhe përfundoi 1-5. Mila i dha avantazhin në të 35-ën, ndërsa në të dytën erdhën 4 gola për 8 minuta. Mesha, dopieta e Mahmutaj dhe Plloçi me penallti zgjidhën gjithçka.
Golin e nderin për Drinin e shënoi nga pika e bardhë Xhuti. Më vonë ishte radha e Osumit që priti kryesuesit e AF Elbasanit, të cilët ende nuk po gjejnë rival dhe janë parë të argëtohen shumë në fushë.
Janë 9 gola të shënuar, që i bëjnë “monstruozë”.
Xhelili hapi siparin në të 5-ën, ndërsa Çota dyshoi në 8-ën.
Mici shpërtheu me një tripletë në minutat 25, 48 e 53, por pas nuk mbeti edhe Ferhati me dopietën tij në të 32-ën e 81- ën.
Pati vend edhe për Bajramin e Rrasën, që i vendosën “vulën”.
ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL
