Rinis Champions-i, Tonali kundër së kaluarës! Në fushë zbresin kampionët në fuqi, Barcelona dhe PSG-ja. Ja duelet e ditës së sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2023 | 8:58

Rinis Champions-i, Tonali kundër së kaluarës! Në fushë zbresin kampionët në fuqi, Barcelona dhe PSG-ja. Ja duelet e ditës së sotme

Sot rikthehet Champions-i, me 8 ndeshjet e vlefshme për fazën e grupeve. 

kl;gk;g

Dy duelet e pasdites që luhen në orën 18:45, janë Milan-Njukasëlll dhe Jang Bojs-Lajpcig. Padyshim që të gjithë sytë do të jenë në “San Siro”, me Sandro Tonalin që rikthehet në ish shtëpinë e tij.

Ndërsa në mbrëmje në orën 21:00, do të luhen 6 sfidat e tjera, ku padyshim spikat dueli PSG-Dortmund. Një përballje e cila pritet të jetë shumë e luftuar.

Në fushë do të zbresin edhe kampionët në fuqi, Mançester Siti i cili pret Crvena Zvezda. Barcelona do të përballet me Antverp dhe Atletiko Madrid do të sfidojë Lacion e Elseid Hysajt.

hkflhg (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"