Rikthimi në Korçë pas 2 vitesh, shifrat e Shehit ndaj bardhekuqve të Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2024 | 20:59

Rikthimi në Korçë pas 2 vitesh, shifrat e Shehit ndaj bardhekuqve të Skënderbeut

Orges Shehi kthehet si kundërshtar në Korçë pas rreth dy vitesh, që nga prilli i vitit 2022, kur drejtonte Tiranën dhe fitonte me shifrat e thella 0-4. Në atë sfidë realizon Xhixha, Totre, Nikqi dhe Seferi.

SHEHI ORGES

Gjithsej, trajneri durrsak numëron 10 beteja ndaj korçarëve, ku ka arritur të regjistrojë një bilanc shumë pozitiv. Ai numëron vetëm një humbje ndaj Skënderbeut, në një nga dy ndeshjet e luajtura përballë tyre si trajner i Kukësit.

Në total tekniku durrsak i Partizanit numëron 6 fitore, 3 barazime dhe 1 humbje ndaj Skënderbeut, që vitin e kaluar militonte në Kategorinë e Parë dhe kjo është edhe arsyeja përse kthimi në Korçë ka vonuar kaq gjatë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"