“Rikthimi në Champions është emocionues”, Arteta përpara Evertonit: Rajs është ambientuar shumë mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2023 | 15:29

“Rikthimi në Champions është emocionues”, Arteta përpara Evertonit: Rajs është ambientuar shumë mirë

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, përpara ndeshjes me Evertonin u ndal të fliste për emocionin e rikthimit të “topçinjve” në Champions, ndërsa në mesjavë do të ngrejë siparin edhe faza e grupeve të turneut më të rëndësishëm kontinental për klube.

arteta

“Është saktësisht njësoj si vitin e kaluar, ne luajmë çdo tre ditë, por është një kompeticion tjetër. Është emocionuese. Kjo është ajo ku ne duam të jemi”.

Por më parë vjen ndeshja kundër Evertonit: “Stili që ka Evertoni është shumë i qartë dhe është shumë i ndryshëm nga i yni. Kur përpiqesh të imponosh stilin tënd, mund të jetë e vështirë të fshehësh forcën e kundërshtarëve dhe të nxjerrësh tënden”.

Në fund dhe një koment për ambientimin e Deklan Rajsit: “Ne shpresonim gjithnjë që tranzicioni i tij të ishte i qetë dhe i shpejtë, por realiteti mund të jetë ndryshe. Në këtë rast, mendoj se ka qenë me të vërtetë pozitiv”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"