Rikthimi në bazë, Emini: Huazimi skadoi, tani më duhet të ngjis Bylisin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2023 | 23:30

Rikthimi në bazë, Emini: Huazimi skadoi, tani më duhet të ngjis Bylisin

Serxhio Emini i dha zyrtarisht fund aventurës në Berat. Për të misioni përfundoi dhe tashmë kthehet në “bazë”. Sulmuesi është ende nën kontratë me Bylisin dhe sezonin e ardhshëm do të luajë pikërisht aty. Shkëputjen nga Tomori e komunikon vetë 20-vjeçari, në një deklaratë të dhënë për “Panorama Sport”.

Emini5

E quan të vlefshme si eksperiencë, por tashmë i ka vënë tjetër qëllim vetes: të ngjisë ballshiotët në elitë. “Erdha si i huazuar te Tomori. Ishte një mundësi e mirë, pasi pata hapësirën e duhur për treguar çfarë di të bëj. Jam përpjekur që të jap maksimumin dhe në fund kapëm vendin e katërt, duke tentuar shanset në ‘play off’.

Personalisht kam përshtypje pozitive nga kjo aventurë. Por marrëveshja ‘skadoi’ dhe tani më duhet të rikthehem sërish në Ballsh. Jam lojtar i Bylisit dhe kam një mision. Ta çojmë sërish në Superiore. Do t’ia dalim, pasi kemi skuadër solide dhe me përvojën e duhur”, tha Serxhio Emini, që u aktivizua në 15 ndeshje me beratasit dhe në total e gjeti dy herë golin.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"