Rikthimi i Dinamos në elitë, Mehmeti: Ngjitjen e nisëm në Vlorë, i lumtur që i’a dola unë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2023 | 12:06

Rikthimi i Dinamos në elitë, Mehmeti: Ngjitjen e nisëm në Vlorë, i lumtur që i’a dola unë

Që Dinamo nuk ishte ku duhet, këtë e di edhe Dritan Mehmeti. E megjithatë, në fund mjaftohet me ngjitjen.

Mehmeti Dinamo

Gjatë deklaratës së dhënë pas ndeshjes, trajneri i bluve thotë: “Jam shumë i lumtur. Nuk më pëlqen të festoj në këtë moment dhe kjo ka një arsye, Dinamo e ka vendin në Superiore. E kishim detyrim ngjitjen për vetë traditën dhe emrin e madh. Pastaj, jemi ekipi i dytë më e titulluar në Shqipëri. Kam vuajtur shumë me këtë skuadër, pjesë e së cilës jam. Por më pëlqen fakti që i mbyllëm llogaritë brenda një sezoni. Ka qenë një kampionat i gjatë dhe i vështirë. Kjo është një meritë e veçantë e klubit, e të gjithë strukturave të klubit e paraardhësit tim. Sidomos e aktorëve në fushë, futbollistëve. Unë thjesht kam falënderime.

Mendoj që Dinamo duhet të mendojë seriozisht për të krijuar një skuadër që të jetë e denjë dhe të shkojë aty ku e meriton. Skuadra kishte një ‘ngërç’ psikologjik para se të merrja drejtimin e saj. Një nga faktorët kryesorë dhe pikë e kthesës ka qenë ndeshja që ne e kemi interpretuar si duhet. Fitorja në Vlorë na dha entuziazëm dhe besim. Ishte pikënisja. Është një punë shumë e madhe e futbollistëve në fushë, që kanë meritë të veçantë, por edhe e klubit. Me një president shumë korrekt. Nuk e shoh në aspektin individual, por kam kënaqësinë, që unë jam ai, i cili e riktheva Dinamon. Nuk ka shumë rëndësi do ta drejtoj apo jo në Superiore. Do të jetë kënaqësi ta drejtoj, detyrim. Ta sjell aty ku e meriton. Por, edhe nëse jo, rëndësi ka që Dinamo është aty, mes më të mirave”.

A.ALUSHI-PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"