Rikthime të rëndësishme tek Teuta, Martini bën gati stategjinë kundër bardhebluve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 3, 2023 | 19:17

Rikthime të rëndësishme tek Teuta, Martini bën gati stategjinë kundër bardhebluve

Teuta nuk arriti të merrte më shumë se një barazim 0-0 me Kukësin në transfertë dhe duke lënë tashmë verilindorët poshtë tyre. Blutë presin të shtunën në “Niko Dovana”, Tiranën, për javën e 32-të të Kategorisë Superiore. Trajneri Edi Martini po përgatit skuadrën për fitore ndaj bardhebluve që janë një ekip i fortë këtë sezon.Tirana-Teuta

RIKTHIMET – Dy rikthime dhe një dyshim. Janë këto lajmet që vijnë nga kampi i Teutës, me teknikun Edi Martini që po përgatit skuadrën për takimin e javës së 32-të të Kategorisë Superiore, atë ndaj Tiranës. Ndaj bardhebluve, Teuta do të këtë rikthime dhe dyshime, kështu në qendër të mbrojtjes do të jetë në dyshim Blerim Kotobelli. Mbrojtësi e la fushën në Kukës i dëmtuar dhe në ditët në vijim pritet të shihet nëse do t’i bashkohet grupit të plotë në stërvitje dhe do të jetë gati në fundjavë. Në Durrës ka dhe lajme të mira, pasi do të ketë edhe dy rikthime të rëndësishme si mbrojtësi David Gjinollari dhe sulmuesi Lorenco Vila. Ndërsa gjendja e Grudës do të rishikohet përsëri nëse do të jetë gati.

TEUTA – Tirana, sa shumë ndryshime – Teuta ka pasur shumë oshilacione në javët e fundit të këtij sezoni, ku nuk ka fituar një ndeshje deri më tani. Fitorja e fundit e bluve në një ndeshje zyrtare daton më 22.4.2023 ndaj Erzenit po në Durrës, edhe pse ajo sfidë është zhvilluar 2 javë më parë, duket se ka ndryshuar shumë. “Djemtë e detit” nuk kanë arritur ende ta rikthejnë disi qetësinë qëdo të thotë të largohesh me humbje nga një takim. “Sindroma” ehumbjeve është ende prezente dhefitorja ndaj Tiranës duhet të rikthejë qetësinë dhe situatën, pasi edhe synimi kryesor është vazhdimësia për t’u ngritur lart në renditje.

Martini pret shumë nga ekipi i tij, por tashmë ata e kanë rigjetur ritmin. L.Vila e Kallaku poshfaqen në mënyrë perfekte në takimet e fundit dhe rritja e formës se tyre është një plus jov etëm teknik, por edhe psikologjik për ekipin. Psikologjikisht kjo situatë ka liruar “djemtë e detit”, Teuta synon të konsolidojë pozitat në vendet lart në renditje, e 90-minutëshi i kësaj jave shihet si një mundësi e mirë për të krijuar entuziazmin e duhur. Ndaj Tiranës fitorja është detyrim, jo vetëm për faktin që luajnë ndaj një skuadre që është në një moment të mirë në këtë kampionat, por mbi të gjitha luajnë në Durrës, aty ku kanë ditur të fitojnë në përballjen e fundit të zhvilluar më 16 dhjetor 2022 të këtij sezoni 1-0 me gol të Albion Markut. Kjo javë shihet shumë e mirë për Teutën, pasi favorizohet edhe nga përballjet e tjera të këtij raundi.

ZAMIR QYPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"