Rikthim 77 vite pas/ Tirana, drejt një rekordi negativ

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2024 | 20:33

Rikthim 77 vite pas/ Tirana, drejt një rekordi negativ

Tirana e këtij sezoni ka mbrojtjen e dytë më të keqe të historisë së Bardhebluve për golat e pësuar. Skuadra e Erbim Fagut në këtë kampionat gjatë 31 javëve ka pësuar 46 gola ka shënuar një rekord negativ.

tirana 1

Konsiderohet ekipi i dytë më i keq i historisë për golat e pësuar. Nëse Tirana e vitit 1947 ka pësuar 50 gola, kjo Tiranë ka pësuar 46 gola dhe është katër gola nga rekordi negativ absolut.

Një skuadër që nuk po tregon veten në fushën e lojës, ku mbrojtja ka qenë pika më e dobët e saj. Në fakt, Tirana mund të shënojë rekordin e zi nëse pëson edhe katër gola të tjerë. Që pas Europës së lirë nga fashizmi, Tirana nuk kishte pësuar kaq shumë gola në një kampionat.

KOMBINIMI – Tirana duhet të themi së pëson 1.48 gola për ndeshje. Një mesatare shumë e lartë për një skuadër futbolli. Në lidhje mes golave të pësuar dhe ndeshjeve, Tirana 2023-2024 është mbrojtja e katërt më e keqe. Më para saj, Tirana e vitit 1947 me 3.13 gola të pësuar për takim. Më pas Tirana e 1951 me 1.73 gola, Tirana e 1950-ës me 1.50 gola. Ama një apo dy gola mund ta çojnë Tiranën direkt në vendin e dytë më të keq të historisë së futbollit bardheblu.

Shenjë e mirë është që Tirana në dy takimet e fundit nuk ka pësuar gola, por që të mos përkeqësojë shifrat i duhet të mos pësojë edhe në pesë takimet e mbetura në Kategorinë Superiore. Tirana në këtë kampionat, ka sulmin më të mirë me 50 gola, por deri tani ka mbrojtjen më të keqe të kampionatit dhe të dekadës. Tirana është ekipi i parë që ka pësuar më shumë këtë kampionat, plot 46 gola. Një shifër alarmante në 31 javë.

GOLAT E PESUAR

LARGIMET – Gjashtë lojtarë i janë larguar Tiranës në janar. Florent Hasani, Hila dhe Kaina së bashku kishin shënuar 16 gola, ose rreth gjysmën e golave të realizuar në dy fazat e para të kampionatit. Pak a shumë Tirana ka ndryshuar të gjithë repartin ofensiv. Dy të ikurit e parë nga bardheblutë ishin Hasani dhe Hila. Rapidi i Bukureshtit zyrtarizoi në fund të 2023-it blerjen e sulmuesit të Tiranës, Florent Hasani. Klubi Tirana përfitoi nga ky transferim 300 mijë euro neto.

Gjithashtu, bardheblutë kanë mbajtur edhe 10% të kartonit në rast shitjeje të lojtarit që iku në janar nga Shqipëria. U largua nga skuadra edhe Ardit Hila, por falas. Për Kainën, Tirana kanë marrë 78 mijë euro. Doka solli 100 mijë euro, ndërsa Qefalija 50 mijë euro. Ballhysa ishte lojtari i fundit që u dha lamtumirën bardhebluve.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"