Rikthehet Superiorja, në fushë pretendentet për titull. Njihuni me 3 duelet e ditës së sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2023 | 8:22

Rikthehet Superiorja, në fushë pretendentet për titull. Njihuni me 3 duelet e ditës së sotme

Sot do të rikthehet Superiorja për të luajtur ndeshjet e javës së 13-të. 

Kategoria-Superiore

Dueli i parë do të jetë ai mes Egnatias dhe Partizanit i lënë përgjysmë për shkak të tragjedisë së Duamenës. Ndeshja do të fillojë në orën 13:30 dhe nga minuta e 24′ nga momenti që sulmuesi i Egnatias u rrëzua në fushë pas arrestit kardiak që pësoi.

Në orën 17:00 do të luhet sfida mes Dinamos dhe Erzenit, me të dyja sfidat që do të kërkojnë fitoren për tu ngjitur në renditjen e tabelës.

Dita do të mbyllet me ndeshjen Tirana-Kukësi në orën 20:00. Bardheblutë nuk e kanë nisur si duhet sezonin teksa renditen në vendin e 3-të me 18 pikë, 8 pikë larg nga vendi i dytë në të cilin ndodhet Partizani. Skuadra e drejtuar nga Ahmataj do të këkojë fitoren përballë verilindorëve.

NDESHJET

EGNATIA-PARTIZANI 13:30

DINAMO-ERZENI 17:00

TIRANA-KUKËSI 20:00

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"