Rikthehet me një tjetër rol, Gvozdenoviç prezantohet tek Skënderbeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2022 | 14:29

Rikthehet me një tjetër rol, Gvozdenoviç prezantohet tek Skënderbeu

Është prezantuar tek Skënderbeu, trajneri i ri Ivan Gvozdenoviç. Ai ka zëvendësuar pogradecarin Migen Memelli të shkarkuar për rezultate të dobëta disa ditë më parë. Ish-mbrojtësi u rikthye në Korçë, por këtë herë si tekniku i ekipit. 

1000

Ai është takuar me presidentin Ardjan Takaj dhe kanë zyrtarizuar marrëveshjen e re. Gvozdenoviç është tekniku i tretë i huaj që drejton Skënderbeun, pas Stanislav Levit dhe Andrea Agostinelit.

Gvozdenoviç ka luajtur edhe si futbollist në Korçë, teksa ka qenë pjesë e rëndësishme e “Ujqërve të Dëborës” në sezonet 2011-2014. 41-vjeçari ka punuar si trajner dhe ka disa eksperienca në skuadra të ndryshme, ku e fundit ishte me ekipin rumun, Foresta Suceava.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"