Rikthehet “Loro Boriçi”, gola dhe spektakël tek të rinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2013 | 11:22

Rikthehet “Loro Boriçi”, gola dhe spektakël tek të rinjtë

SHKËNDIJA A-DINAMO A 0-1
GOLI: Mumajesi 52′
SHKËNDIJA: Çaushdelo, Mema, Muslli, Upe, Momaj, Brahimllari, Lami, Trebicka, Lokaj, Shtimja, Bilbili. (U aktivizuan: Drizi, Teqja, Lila, Ndreu, Disi, Merdanaj, Biduli, Myzyri, Paolo). Trajner: L.Pinari
DINAMO: Luzi, Kaca, Pula, Marku, Hasa, Lalaj, Xhepa, Gjuzi, Mumajesi, Palluqi, Lici. (U aktivizuan: Rama, Goxhaj, Zeqirllari, Macaj, Frroku, Baze, Kokoshi.) Trajner: I.Spahiu
GJYQTAR: A.Zalla (Tiranë)

PARTIZANI A-TIRANA A 1-2
GOLAT: Hajdarmataj 16’/ Veseli 8′, Kaloshi 52′
PARTIZANI: Mazniku, Macaj, Kapedani, Marku, Osma, Hajdarmataj, Tanko, Kumanova, Mersini, Allaraj, Lolo. (U aktivizuan: Ademi, Bardhi, Trungu, Petku, Zefi, Biba, Nuro, Likaj). Trajner: A.Duro
TIRANA: Dallazhi, Domi, Bekteshi, Shpuza, M.Nuriu, Merdosti, Doda, Kurtaj, Veseli, Doka, Memoçi. (U aktivizuan: Kaloshi, Dylçe, Doksani, Joti, Loka, Azuni, Qepuri, N.Nuriu, Mërtiri, Arapi, Poka). Trajner: A.Gallo
GJYQTAR: E.Huta (Tiranë)

SHKËNDIJA B-PARTIZANI B 2-2
GOLAT: Bermeta 24′, 77′(p)/ Mici 43′, 74′(p)
SHKËNDIJA: Mehidri, Kaçupaj, Kastrati, Moqi, Ropi, M.Aruni, Noka, H.Aruni, Pati, Koka, Mici. (U aktivizuan: Goleci, Selmani, Bale, Tufa, Hasanaj, Duka, Gjergji, Gjeçi, Babaj). Trajner: K.Sterjo
PARTIZANI: Zaimi, Vata, Lila, Zagami, Bejtja, Qilimi, Hoda, Marku, Hasa, Bermeta, Qordja. (U aktivizuan: Pinari, Vllacaj, Muço, Zeneli, Sulaj, Lena, Shehu, Sokoli, Druço). Trajner: A.Duro
GJYQTAR: A.Zalla (Tiranë)

DINAMO-TIRANA 1-2
GOLAT: Xhabrahimi 50’/ Peçi 31′, Rada 37′
DINAMO: Xhafa, Bega, Mujollari, Dedja, Arbana, Muçmeta, Arifi, Bracaj, Basha, Abazi, Mersini. (U aktivizuan: Petro, Nora, Murako, Elezi, Pervata, Gato, Shkurta, Xhabrahimi). Trajner: Xh.Lleshi
TIRANA: Hysaliu, Llagami, Myrta, Kasneci, Kopaçe, Doko, Rada, Haxhiu, Lleshi, Peçi, Jazaj. (U aktivizuan: Sala, Koldashi, Hoxha, Halili, Xhepa, Bajo, Kr.Prendi, Kl.Prendi, Çema). Trajner: L.Sengla
GJYQTAR: E.Huta (Tiranë)

Dje në drekë, në ambientet e kompleksit të ekipeve kombëtare në Kamzë, u zhvilluan katër ndeshje në kuadër të turneut për kupën “Loro Boriçi”, për moshat deri në 17 vjeç. Në dy takimet e para të luajtura ndërmjet skuadrave Shkëndija-Dinamo dhe Tirana-Partizani, që u përkisnin grupit të lojtarëve të datëlindjes 1997, ka pasur rivalitet dhe luftë sportive, ku vlen të përmenden se ka shumë talente që mund të shkëlqejnë. Në ndeshjen Partizani A-Tirana A, lojtarët e të dyja skuadrave kanë dhuruar spektaklin më të bukur të ditës. Të parët që kalojnë në avantazh janë bardheblutë me anë të Veselit dhe më pas Mirjan Hajdarmataj ka barazuar për të kuqtë. Në ndeshjen tjetër, Shkëndija A-Dinamo A, loja ka qenë nën nivelin mesatar, ku të dyja skuadrat kanë zhgënjyer me lojën e tyre. Skuadra e Dinamos e ka zgjidhur çështjen e fitores në minutën e 52-të, me anë të Mumajesit. Në dy ndeshjet e grupit B, ku përfshiheshin lojtarët e datëlindjeve 1997, janë ndeshur Tirana-Dinamo dhe Partizani B-Shkëndija B. Tirana e Dinamo kanë dhuruar lojë dhe gola. Të parët shënojnë tiranasit dy herë, me anë të Peçit dhe Radës, kurse në pjesën e dytë ka shkurtuar diferencën e golave i sapofuturi Xhabrahimi. Në ndeshjen Partizani B-Shkëndija B, spektakli ka qenë edhe më i bukur, ku vlen të përmendim dy talentet, Soni Mici për Shkëndijën dhe Bermeta për Partizanin. Të dy këta lojtarë kanë shënuar nga dy gola.
Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"