Rikthehet Liga e Kombeve, njihuni me sfidën e parë gjysmëfinale të edicionit të tretë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2023 | 8:39

Rikthehet Liga e Kombeve, njihuni me sfidën e parë gjysmëfinale të edicionit të tretë

Liga e Kombeve është rikthyer për të përfunduar edicionin e tij të tretë, me dy sfidat gjysmëfinale dhe më pas me finalen e madhe.

LIGA E KOMBEVE 1

Ditën e sotme, Holanda dhe Kroacia do të masin forcat me njëra-tjetrën në stadiumin “De Kuip” të Roterdamit.

“Tulipanët” kërkojnë këtë trofe për herë të parë, pasi e humbën katër vite më parë me Portugalinë.

Nga ana tjetër, ballkanasit kërkojnë trofeun e tyre të parë në histori dhe e shohin Ligën e Kombeve si mundësinë e tyre më të mirë.

Fituesi i kësaj përballje do të ndeshet në finale me fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Spanjës dhe Italisë, ndërsa humbësit do të luajnë për vendin e tretë dhe të katërt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"