Rikthehet Kupa e Shqipërisë/ Gjithçka e hapur mes Egnatias dhe Vllaznisë, Teuta do të kërkojë përmbysjen! Ja kur do të luhen supersfidat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2023 | 11:35

Rikthehet Kupa e Shqipërisë/ Gjithçka e hapur mes Egnatias dhe Vllaznisë, Teuta do të kërkojë përmbysjen! Ja kur do të luhen supersfidat

Sot rikthehet Kupa e Shqipërisë, me dy ndeshjet gjysmëfinale ku Egnatia dhe Vllaznia do të përballen në orën 14:00 dhe Teuta-Tirana në orën 17:00.

kupa-68

Në ndeshjen e parë Egnatia dhe Vllaznia u ndanë në rezultatin 1-1 duke lënë gjithçka të hapur për duelin e sotëm. Rikujtojmë që ekipet u përballën edhe në Superiore, ku rrogozhinasit turpëruan shkodranët në “Loro Boriçi” me rezultatin 4-0.

Dueli tjetër do të jetë mes Teutës dhe Tiranës, ku bardheblutë vijnë më të qetë pas fitores 3-0. Ata do të kërkojnë të ruajnë rezultatin dhe të kapin finalen, ndërsa durrsakët do të kërkojnë të bëjnë mrekullinë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"