Rikthehet fiksimi i vjetër, Interi në ndjekje të ish-sulmuesit të Juventusit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2023 | 9:05

Rikthehet fiksimi i vjetër, Interi në ndjekje të ish-sulmuesit të Juventusit

Paulo Dibala ka qenë ar syeja që drejtuesit e In terit kanë përfunduar jo pak herë nën akuzën e tifozëve të tyre gjatë këtij sezoni. Një vit më parë, transferimi i “La Joya”-s te zikaltrit me parametër zero ishte thuajse një fakt.

DIBALA 1

Flirti i zgjatuar mes Interit dhe Dibalës ngeli thjesht i tillë, sepse Marota hoqi dorë nga operacioni dhe zgjodhi t’i besojë Romelu Lukakut për sulmin (edhe me kërkesën e Inzagit), ndërkohë që 29-vjeçari veshi fanellën e Romës.

Sot, një vit më pas, Lukaku është një zhgënjim me paraqitjet e tij dhe ish-juventini nuk është në situatën optimale të tij te verdhekuqtë, aty ku largimi i Murinjos mund të sillte edhe largimin e tij.

RIKTHIM TE DIBALA – Sipas asaj që raporton “Tuttosport”, Marota mund të Diego Simeone provojë në verë që të rikthehet te fiksimi i tij i vjetër, Dibala.

Sulmuesi ka edhe dy vite kontratë me Romën me 3.8 milionë euro në sezon, por klauzola e përfshirë e bën të arritshëm për zikaltrit.

12 milionë euro për klubet jashtë Serisë A dhe 20 milionë për ato italiane është çmimi i shitjes së tij i përcaktuar nga verdhekuqtë, ndërkohë që ajo që i përket klubeve italiane përfshin edhe një tjetër klauzolë.

Roma mund ta anulojë klauzolën e shitjes për 20 milionë euro, nëse do ta rrisë rrogën e argjentinasit në 6 milionë euro në sezon, ndërkohë që në rast largimi në arkat e klubit do të shkojë vetëm 80% e vlerës, me 20% që do t’i shkojë vetë lojtarit.

LUKAKU DHE SULMI – Kështu, Interi po monitoron situatën për Dibalën, duke pasur parasysh edhe atë që po ndodh në shtëpinë e tij. Lautaro është i vetmi i sigurt në sulm, pasi me këtë që ka treguar deri më tani drejtuesit po hezitojnë për të përsëritur huazimin e Lukakut.

Xheko me 37 vitet e tij nuk ofron garanci dhe Korrea edhe më pak dhe largimi i mundshëm i Inzagit në fund të sezonit, që një vit më parë kishte refuzuar Dibalën, do t’i hapte rrugën mbërritjes së argjentinasit.

Në fund Dibala mund të sjellë në Milano atë që ka munguar dhe për të cilën kanë vuajtur gjithë sezonin zikaltrit: paparashikueshmërinë që mund të çarmatosë çdo rival të tyre.

Përgatiti: NISLI GJINI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"