“Rezultatet nuk më japi të drejtë të flas”, Magani: Erdhi koha e kthesës, jemi të etur për pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2023 | 22:01

“Rezultatet nuk më japi të drejtë të flas”, Magani: Erdhi koha e kthesës, jemi të etur për pikë

Lushnja është e “trazuar”. Tri humbje radhazi dhe vendi i 12-të i renditjes rëndojnë mbi trajnerin. Gugash Magani po e vuan më shumë se kushdo këtë situatë, ndaj edhe deklaratën e tij për “Panorama Sport” e nis në këtë formë:

Lushnja magani

“Rezultatet nuk më japim të drejtë të flas”. Është realisht për gjendjen që po kalon skuadra e tij, e megjithatë shpresën nuk e humb. Si për të shkundur skuadrën, jep edhe një mesazh të qartë: “Ka ardhur koha që të bëjnë kthesën”.

ETJA PËR PIKË

Autokritikën e pret në Burrel, ndonëse do të jetë një transfertë e vështirë. Përballen dy skuadra që kanë mangësi pikësh dhe “malorja” do të jetë e lartë. “Në çdo ndeshje ne kemi pasur shkëndija. Pra, skuadra nuk ka luajtur keq.

Kemi bërë gabime individuale. Mendoj se ka ardhur koha që të bëjmë kthesën. Kjo do të jetë një përballje shumë e fortë për të dyja skuadrat. Ne jemi të etur për pikë. Por edhe Burreli gjithashtu. As kundërshtari nuk e ka nisur mirë. Do të jetë një ndeshje shumë e luftuar. Ne shpresojmë të japim më të mirën. Atë që bëjmë në stërvitje, ta transmetojmë në fushë. Shpresoj vetëm që të kemi edhe fatin me vete të shtunën. Të mos bëjmë gabime individuale”, deklaroi numri një i pankinës lushnjare.

MËSIMET NGA GABIMET

Nuk dëshiron që të ndalet te humbja me Elbasanin, por qartëson se nga gabimet duhet të mësohet. “Unë nuk dua t’i kthehem ndeshjes me Elbasanin. E kemi analizuar atë. E rëndësishme është diçka tjetër. Nga gabimi duhet të mësojmë.

Çaluam, duke nisur nga mentaliteti. Nuk u futëm në fushë si të barabartë dhe ky është defekt. Më pas u ndëshkuam dhe për një gabim tonin. Sa i takon pjesës së dytë, mendoj se ishte e barabartë dhe mund ta kishim ndëshkuar Elbasanin. Përtej gjithçkaje, nuk e humb shpresën. Kam shumë besim që skuadra do të rikthehet te rezultatet pozitive”, përfundoi trajneri Magani.

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"