“Rezultatet jo të mira sollën shkarkimin tim”, Tetova për “Panorama TV”: Përgatitemi për Kupën, titullin kampion dua ta fitojë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2023 | 23:05

“Rezultatet jo të mira sollën shkarkimin tim”, Tetova për “Panorama TV”: Përgatitemi për Kupën, titullin kampion dua ta fitojë…

Egnatia arriti të kualifikohej në finalen e Kupës së Shqipërisë, ku do të përballet me Tiranën. Në një intervistë për emisionin “Panorama Sport” në “Panorama TV”. Trajneri i rrogozhinasve, Edlir Tetova, tregoi emocionet e këtij kualifikimi historik dhe objektivat e skuadrës deri në fund të sezonit.

bandicam 2023-05-11 16-35-39-808

“Emocione të veçanta. Është histori për klubin tonë, dhe aq më tepër për mua që u bëra pjesë e këtij klubi “të vogël”. Ishte një emocion shumë i veçantë. Mendoj se çdo gjë u bë si bumerang.

Gjatë javës jemi përgatitur dhe për shtesat dhe për penalltitë. Ne luanim ndaj ekipit në fuqi dy vite radhazi. Mendonim që ishte një ndeshje shumë e vështirë, por jo e pakalueshme. Në intervistën që dhashë deklarova që kush do të kishte më shumë durim do të fitonte. Lamë shumë hapësira, kjo dhe për meritë të kundërshtarit që ishte shumë e ngjeshur në mbrojtje.

Në kampionat është diçka tjetër nga Kupa. Ata ishin kampionët në fuqi të Kupës. Nuk kanë lidhje me kampionatin,. Të jep tjetër ritëm, ndërsa Kupa të jep një mundësi po gabove ndeshjen e parë mund të rikuperohesh ndeshjen e dytë.

Nuk di të them për Vllazninë. Di të flas vetëm për ekipin tim. Ne ishim shumë të përqendruar, jo vetëm ndaj Vllaznisë, po ndaj çdo kundërshtari. Sa i përket pikëve, një ekip do të fitojë, një do humbi, por dhe barazim.

Më pyetën dhe dje. Dëshiroja Tiranën, për të vetmin fakt. Tirana ka një histori shumë të madhe. Kështu do të mundohemi t’i përgjigjemi.

Luhet një finale, është vetëm një ndeshje. Nuk jemi pa meritë këtu. Pjesën tjetër do ja lëmë fushës.

Katër ndeshje për t’u luajtur. 12 pikë në lojë. Asgjë nuk është siguruar. Ne shkuam vetëm në finale, nuk kemi fituar asgjë. Mendoj që çdo gjë është e arritshme.

Çdo fillim kampionati është shumë e vështirë për një trajner. Ne ishim një grup i ri përfshirë dhe mua. Rezultatet jo të mira sollën shkarkimin tim. Unë nuk i kam humbur kontaktet me skuadrën dhe kjo ndoshta bëri që të rikthehem.

Mendoj se kam bërë maksimumin për të marrë në të mirën nga lojtarët. Trajneri që ishte nuk është se s’kishte bërë të mirë. puna e trajnerëve kështu është. Mendoj se i kam marrë maksimumin çdo lojtari. Kjo bëri që në këto momente të jemi në këtë fazë të lojës.

bandicam 2023-05-11 16-35-55-359

Jam i konfirmuar për tre sezonet e ardhshme. për të vazhduar projektin tim. Shpreso ta arrijmë.

Mendoj që gara është ngjeshur shumë. Vendi i parë dhe i dytë janë afër me pikë. Dua ta fitoj Tirana sepse kam mikun tim, Orges Shehin.

Titulli kampion? Është ende shumë shpejtë për të folur për këtë. Mendojmë këto 5 ndeshjet që kemi, pastaj do të shohim çfarë objektivash dhe pas merkatos që do të bëjmë në verë.

Mendoj një finale është një eveniment shumë i madh për klubin tonë. mendoj se është një emocion i veçantë. Do të shkojmë në finale si të barabartë.

Përveç faktit në letër, mendoj se shanset janë të barabarta.

Objektivat e mija ishte që të shpallja skuadrën në katër vendet e para të kampionatit. Meqë jemi në finale të Kupës, pse jo fitoren e saj.

Mendoj që raporti im me skuadrën është shumë i mirë deri në këto momente. Trajneri duhet të mbajë distancat me skuadrën. Por mesa shoh ata më binden dhe kjo më bën të mendoj se çdo gjë shkon mirë.

Skuadrës nuk i kam thënë asgjë. Vetëm kemi festuar. Ishte një eveniment shumë i madh për klubin tonë”, u shpreh Tetova.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"