Rezultatet e Tiranës nuk bindin, ja sa humbet nëse mbetet jashtë Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2024 | 12:23

Rezultatet e Tiranës nuk bindin, ja sa humbet nëse mbetet jashtë Europës

Tirana nuk ka vetëm ob jektivin për të fituar tit ullin kampion, ndonëse në këtë moment është larg objektivit.

tirana

Bardheblutë do të luajnë në këto dy muaj edhe për një grusht të madh parash. Janë 1.67 milionë euro minimalisht në lojë që duhet të fitojnë nënkampionët nëse ngrenë trofeun e 27-të. Duke filluar nga 200 mijë euroshi që jep federata për vendin e parë dhe titullin, për të mos harruar 150 mijë eurot e bashkisë dhe 150 mijë të tjera, që mund të fitojë nga e drejta TV. Për të mos u harruar zëri i biletave që për një sezon shkon 300 mijë euro.

Shto këtu edhe 820 mijë euro që fiton një skuadër minimalisht nga Europa, titulli kampion vlen 1.67 milionë euro. Një shumë goxha për një skuadër shqiptare. Në këtë moment që flasim, Tirana ka të garantuar zërin e biletave dhe të drejtën televizive. Vendin e parë e kanë humbur në kampionatin e rregullt, ndërsa janë në garë për “Final 4” dhe Kupën e Shqipërisë. Nëse ia dalin të fitojnë titullin kampion dhe Kupën, arkëtojnë 1.57 milionë euro. Një shumë që do të ishte fantastike.

VERA 2023 – Tirana dhe Beshiktashi u përballën të enjten e 3 gushtit 2023 në sfidën e kthimit të turit të dytë të Ligës së Konferencës në Tiranë. Kualifikimi në turin e dytë të Ligës së Konferencës u ka garantuar bardhebluve 550 mijë euro nga UEFA. Ama bonusi nuk janë paratë e Europës, por ajo që fituan nga sfida me Beshiktashin ishte më shumë nga sa mund të grumbullonin nga turi i tretë i Ligës së Konferencës. Tirana shiti 11 mijë bileta, ndërsa nga ana tjetër të ardhura për sfidën me Beshiktashin ishin reklamat në stadium. Po kështu, bardheblutë shitën 300 mijë euro të drejtën e Tv-së për sfidën me Beshiktashin dhe gjithçka mesa është marrë vesh është mbyllur me një fitim mbi 1 milion euro.

JANARI 2024 – Në fillim të këtij viti, 1. 53 milionë euro ka fituar ekipi i Tiranës nga shitja e lojtarëve. Hasani u shit për 300 mijë euro. Doka 100 mijë, Kaina 80 mijë euro, ndërsa Qefalija 50 mijë euro. Bardheblutë ishin të vetmit që ia panë hajrin merkatos, duke treguar se gjithmonë dinë të godasin nga shitjet që bëjnë. Për të mos harruar transferimin e Ernest Muçit në Turqi, që vlejti 1 milionë euro.dgfdzgg

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"