Revolucioni i radhës te verilindorët e Kukësit, ja të gjitha lëvizjet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2023 | 20:34

Revolucioni i radhës te verilindorët e Kukësit, ja të gjitha lëvizjet

Te Kukësi do të ketë një revolucion të radhës në skuadër. Pas mosarritjes së objektivave, shumë do të largohen, në një kohë që të tjerëve, të cilëve u ka mbaruar kontrata pritet të mos rinovojnë më. Një situatë që te kampi blu thuajse përsëritet çdo verë.

Kukesi festa

Aktualisht nëntë futbollistë shihen si të larguar pas përfundimit të sezonit. Bëhet fjalë për Xhonson Ovusun, Shqiprim Taipin, Edi Bashën, Betim Halimin, Ergys Peposhin, Redon Dragoshin, Altin Bytyçin, Gabriel Barbosën dhe Edison Ndrecën.

Shumica e tyre janë lojtarë të lirë, pasi u ka përfunduar kontrata, ndërsa një pjesë që ka pasur opsionin e rinovimit automatik, kanë njoftuar klubin se nuk dëshirojnë të qëndrojnë. Zyrtarisht Kukësi ka konfirmuar vetëm largimin e ganezit Ovusu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"