Revolucion në klubin e Kategorisë së Dytë, rinovon stadiumin dhe prezanton… Sulejman Starovën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2023 | 23:06

Revolucion në klubin e Kategorisë së Dytë, rinovon stadiumin dhe prezanton… Sulejman Starovën

Revolucion total në klubin Iliria. Pas marrjes në administrim nga biznesmeni Nazmi Selmani, është bërë një investim në kohë rekord në stadiumin “Redi Maloku”. Ambientet e brendshme dhe të jashtme të tij, tashmë kanë marrë një pamje fantastike.

starova iliria

Jo vetëm që është vënë dorë në tribuna, por gjithashtu u vendos një rrethim i ri dhe u rregulluan totalisht dhomat e zhveshjes. Kushtet janë mjaft të mira në impiant, ndërsa Iliria si ekip me merkaton që ka bërë klubi fushëkrujas, synimet i ka të qarta për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë.

Të premten drejtuesit kishin organizuar një ceremoni për përurimin e rikonstruksionit të stadiumit, ndërsa risi në klub është afrimi i një emri të madh të futbollit shqiptar si Sulejman Starova. Ish-trajneri do të ndihmojë Ilirinë duke vënë në dispozicion gjithë eksperiencën e tij në ringritjen e një klubi që synon të jetë shumë shpejt në elitë. Ai do të jetë këshilltar i administratorit Selmani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"