Retegui protagonist me dy gola në dy takimet e para, kush është argjentinasi me mbiemër bask që po çmend Italinë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2023 | 16:25

Retegui protagonist me dy gola në dy takimet e para, kush është argjentinasi me mbiemër bask që po çmend Italinë!

Italia dhe Mateo Retegui (San Fernando, 1999) duket se janë të dënuar të mirëkuptohen mes njëritjetrit. Numri 9 i Tigres në kampionatin argjentinas ka nderuar kampionët e Europës me pjesën e parë të mbiemrit të tij me origjinë baske.mateo-retegui-italia_1npzqa60hbfgq1daz167e01ak5“Rete” në italisht do të thotë gol. Dhe ai nuk ka pritur shumë për të shënuar golat e tij të parë me Italinë. Dy golat e tij në dy ndeshje me “Axurrët” e kanë bërë atë një nga emrat më të lakuar në Itali. Retegui debutoi me një gol për histori në humbjen ndaj Anglisë (1-2) në takimin e parë kualifikues për në kampionatin europian të vitit 2024. Sipas statistikave të nxjerra nga “Opta”, argjentinasi u bë lojtari i parë që shënoi me Italinë duke luajtur për një ekip joeuropian. “I pakënaqur” me kaq, ai zgjidhi të bënte protagonistin edhe në takimin e së dielës kundër Maltës, ku Italia fitoi me shifrat 0-2. Ai u bë në këtë mënyrë lojtari i 22-të që ka shënuar në dy ndeshjet e tyre të para me Italinë.

KRITIKAT DHE SKALONI – Megjithatë, as dy golat e tij që në dy takimet e para me Italinë nuk e kanë çliruar nga kritikat sulmuesin argjentinas që zgjodhi të luante për Italinë. “Ai luajti shumë mirë, por ka edhe sulmues të tjerë të nivelit të tij në Itali, ata thjesht kanë nevojë për hapësirë”, ka thënë sulmuesi i krahut i Napolit, Mateo Politano. “Nuk e kuptova se çfarë kuptimi ka të marrësh Reteguin kur në Itali ke një profil të ngjashëm si Pinamonti”, tha ish-futbollisti Çiço Graciani. Komentet për të nuk kanë munguar as nga vendlindja e tij, Argjentina. Trajneri i “Albiçelestëve”, Lionel Skaloni, në lidhje me Reteguin tha: “Nëse po luan për Italinë i uroj mbarësi. Nuk ka kuptim të mendojmë nëse do të ishte apo jo i duhuri për Argjentinën, sepse nuk kemi qenë të bindur për ta grumbulluar”.

MBËSHTETJA – Kritikat janë njëra anë e medaljes. Por ka pasur dhe nga ata që i kanë qëndruar në krah numrit nëntë të Italisë. Në radhë të parë trajneri Mançini, i cili i besoi dhe ai e shpërbleu me gola. Daniele Adani është një tjetër ish-lojtar që i ka dalë në krah sulmuesit. “Nuk do të jetë kurrë Van Basten, por është një kafshë e uritur. Ai është një nga ata sulmues që, nëse i hedh një top, do të fluturojë te portieri nëse është e nevojshme. Ai vrapon shumë dhe krijon hapësira. Përveç kësaj, ai sakrifikon shumë edhe në mbrojtje”, tha ai.

FAMILJA – Mateo Retegui ka lindur në një familje që jeton me sportin, veçanërisht hokejin në bar sintetik. Babai i tij, Karlos Retegui, mori pjesë si lojtar në tri Lojëra Olimpike radhazi (1996, 2000 dhe 2004). Më vonë si trajner, ai fitoi medaljen e artë me ekipin e meshkujve në Lojërat e Rio de Zhaneiros dhe fitoi dy medalje argjendi me ekipin e femrave në “Londër 2012” dhe “Tokio 2020”.8

LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"