Reparti ofensiv vlen 1.6 milionë euro/ Tirana, me sulmin më të shtrenjtë në Kategorinë Superiore (TABELA E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2022 | 14:17


Reparti ofensiv vlen 1.6 milionë euro/ Tirana, me sulmin më të shtrenjtë në Kategorinë Superiore (TABELA E PLOTË)

Tirana nuk është vetëm kampionia e Shqipërisë, por skuadra që ka sulmin më të shtrenjtë.

TIRANA

Pa llogaritur vetëm lojtarët që ka në stol, katër bomberat që duhet të jenë titullarë kapin vlerën e 1 milion e 625 mijë euro.

Në llogaritje janë futur Taulant Seferim Redon Xhixha, Florent Hasani dhe Devid de Silva. Lojtari më i shtrenjtë është Seferi me 650 mijë euro, ndërsa ndjek Redon Xhixha me 475 mijë euro dhe dyshja Hasani-De Silva me 250 mijë euro.

Asnjë skuadër nuk i arrin me sulmuesit si nga ana cilësore, ashtu dhe sasiore. Bardheblutë shpresojnë që me këta sulmues të ecin përpara në Europë. Bardheblutë janë gjithashtu edhe skuadra e cila ka vlerën më të lartë në “Transfermarkt”është 6.3 milionë euro, ndërsa në vendin e dytë është Partizani me 5.9 milionë euro.

GOLA ME SHUMICË – Taulant Seferi dhe Redon Xhixha të dy së bashku vetëm kampionatin e shkuar shënuan 33 gola. Për Tiranën bast janë dyshja De SilvaHasani, të cilët duhet të shkëlqejnë këtë sezon në Superiore dhe në Europë me bardheblutë.

MERKATO – Tirana në këtë moment që flasim ka bërë një sërë afrimesh, duke filluar nga Albano Aleksi, Florent Hasani dhe Ardit Hila. Tre lojtarët kanë qenë titullarë në ekipet e tyre dhe kjo i forcon edhe më shumë bardheblutë.

Te Tirana janë larguar Erion Hoxhallari, Engjëll Hoti, Ardit Toli, Andri Stafa, Mario Beshiraj, Gentian Muça e Majkëll Ngo. Tirana është duke zhvilluar fazën përgatitore në Bolu të Turqisë.

Bardheblutë po përgatiten për ndeshjen e radhës që do të luajnë në 6 korrik ndaj Dudelanzhit. Tirana e ka për detyrë të kualifikohet në turin e dytë të Champions-it.

Këtë e thonë statistikat. Gjithsesi, duke u kthyer te shorti, Tirana ka eliminuar Tbilisin dy herë në turin e parë, Gomelin, Nova Goricën, ndërsa janë eliminuar nga Graci, Ferencvaroshi, CSKA e Sofjes apo Crvena Zvezda.

Në takimin e fundit në Champions League, Tirana ka shkëlqyer kundër serbëve të Crvenës, por fati deshi që të mos kualifikohej. Gjithsesi, bardheblutë patën fatin dhe me short shkuan në “play off”-in e Europa League ndaj Jang Bojsit.

tab

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL