RENDITJA E SUPERIORES/ Tirana në katërshe, Teuta dhe Laçi i fusin të gjithë në valle për mbijetesën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2024 | 23:23

RENDITJA E SUPERIORES/ Tirana në katërshe, Teuta dhe Laçi i fusin të gjithë në valle për mbijetesën

Ndeshjet e sotme në Kategorisë Superiore kanë dhuruar rezultate të cilat kanë bërë shumë interesante garën si për katërshen e parë, ashtu edhe për rënien nga kategoria.

superiore renditja

Tirana e sheh veten sot në katërshen e parë falë fitores ndaj Kukësit që mbetet në fundin e tabelës dhe është thuajse me një këmbë i rënë në Kategorinë e Parë. Por lufta për të mos rënë nga kategoria tani përfshin edhe shumë skuadra të tjera.

Shkak janë bërë fitoret në transfertë të Teutës dhe Laçit, përkatësisht ndaj Skënderbeut dhe Vllaznisë, për të bërë më të ndezur betejën në javët e mbetura të sezonit. Kjo, pasi Teuta e vendit të 8 që luan në play-out, është vetëm 6 pikë larg Tiranës që mban vendin e katërt, duke bërë gjithçka të mundshme për një grup prej 5 skuadrash.

JAVA 31
Të shtunën
Tirana-Kukësi 1-0
Vllaznia-Laçi 1-2
Skënderbeu-Teuta 0-1

Të dielën
Egnatia-Partizani ora 15:00
Dinamo-Erzeni ora 18:00

asddsadsadasdsadasdsadsadas

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"