RENDITJA E SUPERIORES/ Tani Egnatia nuk duket më e pakapshme, garë e hapur për “Final Four”. Si ndryshon situata pas javës së 25-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2024 | 20:08

RENDITJA E SUPERIORES/ Tani Egnatia nuk duket më e pakapshme, garë e hapur për “Final Four”. Si ndryshon situata pas javës së 25-të

Ndeshjet e javës së 25-të të Kategorisë Superiore, kanë bërë që të ketë luftë të hapur tashmë në çdo pozicion në renditje, përfshirë edhe kreun ku Egnatia deri diku dukej e pakapshme nga ndjekësit.

superiore

Ndalesa e rrogozhinasve në ndeshjen e të dielës dhe fitorja e sotme e Vllaznisë ndaj Dinamos, ka bërë që kuqeblutë të shkojnë në vendin e dytë, vetëm 6 pikë larg skuadrës së Edlir Tetovës.

Ndërkohë, Dinamo është barazuar me pikë nga Tirana e cila u ndal në shifrat 1-1 nga Laçi, që është gjithashtu pretendent për një vend në katërshe, ashtu si Skënderbeu, duke bërë më entuziazmuese javët e mbetura në kampionat.

JAVA 25 / REZULTATET

E DIEL (25.02.2024)

EGNATIA 0-0 TEUTA

KUKËSI 1-2 ERZENI

SKËNDERBEU 1-0 PARTIZANI

E HËNË (26.02.2024)

DINAMO 0–1 VLLAZNIA

TIRANA 1–1 LAÇI

sdffdsfdsfsdfsdfsdsfdfsd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"