RENDITJA E SUPERIORES/ Ka lëvizje në “Final Four”, dy kryeqytetaset janë jashtë. Si ndryshon situata pas ndeshjeve të sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2024 | 23:23

RENDITJA E SUPERIORES/ Ka lëvizje në “Final Four”, dy kryeqytetaset janë jashtë. Si ndryshon situata pas ndeshjeve të sotme

Renditja e Kategorisë Superiore ka pësuar ndryshime në pjesën e sipërme të tabelës pas tre ndeshjeve të luajtura sot nga java e 26-të. Në situatën aktuale, Partizani i është kthyer vendit të dytë, ndërsa Dinamo e Tirana janë jashtë katërshes që do të luftojë për titullin dhe Europën.

superiore renditja

Me fitoren e sotme ndaj Laçit, tashmë pjesë e katërshes së parë është Skënderbeu, i cili ka kaluar dy ekipet kryeqytetase, teksa largon edhe më shumë kurbinasit nga ky objektiv. Kjo edhe për shkak se Dinamo që mbante vendin e katërt, nuk mori më shumë se një pikë në fushën e Egnatias.

Rrogozhinasit vazhdojnë të mbeten të vetëm në kryesim, por pak nga pak po humbasin terren ndaj ndjekësve që po shkurtojnë diferencën. Si Partizan që fitoi sot dhe për momentin është 7 pikë larg në vendin e dytë, ndërsa Vllanzia mund ta çojë distancën në 4 pikë nëse fiton “Klasiken” e të shtunës.

JAVA 26

E premte 01.03.2024
Laçi-Skënderbeu 0-1
Egnatia-Dinamo 1-1
Partizani-Kukësi  3-0

E shtunë 02.03.2024
Teuta-Erzeni ora 17:00
Vllaznia-Tirana ora 17:00

sadsadassadas

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"