Rekordi i frikshëm/ Erling Haland ka shënuar 9 gola, por me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 29, 2024 | 23:47

Rekordi i frikshëm/ Erling Haland ka shënuar 9 gola, por me…

Ishte data 30 maj 2019 kur sulmuesi aktual i Mançester Sitit, i cili përpara se të shpërthente edhe me fanellën e Borusias së Dortmundit, kishte vendosur një rekord të pabesueshëm:

haland

Erling Haland ka arritur të shënojë në karrierën e tij nëntë gola gjatë një ndeshjeje të vetme, madje e ka pasuruar këtë shifër të pabesueshme golash edhe me një asist.

Por kjo ka ndodhur me fanellën e kombëtares norvegjeze të U-20, në një ndeshje të kampionatit Botëror kundër Hondurasit, të cilën nordikët e fituan 12-0. Por me Sitin, sulmuesi 23-vjeçar është “ndalur” ende deri në kuotën e 5 golave në një ndeshje dhe e ka bërë dy herë deri tani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"