Rekordi i 197 ndeshjeve, Kristiano Ronaldo: Është krenari që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2023 | 21:15

Rekordi i 197 ndeshjeve, Kristiano Ronaldo: Është krenari që…

Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, Kristiano Ronaldo ka festuar rekordin që e bëri në moshën 38-vjeçare, në takimin me Lihtenshtejnin, i vlefshëm për kualifikueset e “Euro2024” në “Alvalade”, rekordmenin absolut për paraqitjet ndërkombëtare, 197 ndeshje për Portugalinë.

RONALDO5

Këtij rekordi i shtohen edhe 120 golat me fanellën e përfaqësueses, që gjithashtu janë një rekord historik. Dhe sulmuesi, i cili shënoi dy gola në suksesin 4-0 në Lisbonë, shkruante në rrjetet sociale pas ndeshjes:

“Ndjesi kaq të mira që luajta sërish dhe shënova me kombëtaren tonë në një stadium të veçantë për mua (‘Alvalade’) ku kam luajtur nga mosha 12-17 vjeç. Krenar që jam futbollisti me më shumë prezenca ndërkombëtare ndonjëherë”, shkruante futbollisti nga Madeira.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"