Rekordet interesante/ Guardiola dhe Hajnkes, ende para Ksabi Alonsos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2024 | 23:55

Rekordet interesante/ Guardiola dhe Hajnkes, ende para Ksabi Alonsos

Bajer Leverkusen regjistron 79 pikë pas 29 javësh Bundesligë, duke mahnitur me serinë e tyre pa asnjë humbje, e pasur me 25 fitore dhe 4 barazime. Në lojë kanë mbetur edhe 5 raunde të tjera. Por kuotën më të lartë të pikëve brenda një sezoni në ligë e mban ish-trajneri i Bajern Mynih, Jup Hajnkes, konkretisht 91 pikë. Më pas vjen Pep Guardiola, me 88 të tilla.

GLMPrdUWcAAcjza

Nëse “aspirinat” ia dalin me sukses të fitojnë takimet e mbetura, atëherë ata do të shkojnë në 94 pikë, ky do të ishte një rekord i ri në historinë e kampionatit gjerman, shto faktin pas asnjë disfatë të vetme. Gjithsesi, inkuadrimi në Europa Ligë dhe prezenca në finalen e Kupës së Gjermanisë mund t’ua ulë ritmin Xhakës më shokë, aq më tepër ku janë zyrtarizuar kampionë.

Test i ardhshëm përkon me transfertën e vështirë karshi Dortmundit, i cili lufton për një vend në zonën Champions, për të vijuar më pas me Shtutgartin. Në Frankfurt e Bohumi si mysafir dhe për t’i vënë kapak sezonin 2023-2024 në Bundesligë kundër Augsburgut.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"